Sport

Jurgen Klopp zbulon stadiumin në të cilin ai urren të luaj

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 19 November 2019

Trajneri aktual i Liverpooli, Jurgen Klopp ka zbuluar stadiumin në të cilin ai urren të luaj, shkruan Gazeta inFokus.

Gjermani fillimisht ishte pyetur se cili është stadiumi më i mirë për të luajtur, por përgjigja e tij ishte krejtësisht tjetër nga ajo se çfarë iu kërkua.

“Nuk jam i sigurt se kush mund të jetë stadiumi më i mirë për të luajtur, por di të them që stadiumi që unë urrej më së shumti është ai i Sevillas, sepse atje atmosfera është e kompletuar. Nuk kam asgjë personale, por me Mainzin kam humbur, me Dortmund kishim ekip shumë herë më të mirë dhe nuk arritëm të fitonin, duke barazuar. Nuk kemi qenë mjaftueshëm mirë, nuk është se ka diçka personale mes meje dhe Sevillas”, përfundoi numri një i “The Reds”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera