Sport

Jurgen Klopp tregon gjendjen e tij pas infektimit me Covid-19 dhe zbulon se kur do ti bashkohet ekipit

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 09 January 2022

Klubi i Liverpoolit tash e tri javë është prekur shumë nga varianti i ri i koronavirusit ‘Omicron’, shkruan Gazeta inFokus.

Infektimi me Covid-19 nuk i shpëtoi as trajneri Jurgen Klopp, i cili tash e dy javë është larg ekipit.

Klopp në një intervistë të fundit ka thënë se është mirë dhe do të rikthehet së shpejti.

-Advertisement-

“Jam mirë, pres të rikthehem së shpejti. Të jem larg stafit dhe lojtarëve ishte një ndjenjë e çuditshme për mua, pasi kjo gjë nuk më ka ndodhur shpesh në karrierën time, dhe asnjëherë kaq gjatë, duke qenë larg për një javë të plotë”, u shpreh Jurgen Klopp.

Me pas tekniku gjerman falënderoi Zotin që është vaksinuar dhe po e kalon me lehtë këtë virus.

”Falënderoj Zotin që jam vaksinuar. Jam ndjerë paksa keq gjatë virusit, por fatmirësisht ishte një virus i lehtë, dhe jam i bindur se kjo ndodhi për shkak se jam vaksinuar me kohë”, shtoi Klopp.

Jurgen Klopp nuk do të jetë me ekipin as në ndeshjen që Liverpooli e luan këtë të diele në FA Cup ndaj Shrewsburyt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera