Sport

Jurgen Klopp: Tetë ekipe po luftojnë për titull në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 20 November 2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka vlerësuar ndryshe këtë edicion të Premier Ligës, duke thënë që tetë ekipe po luftojnë për Premier Ligë, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku gjerman ka thënë që gjatë këtij sezoni ka shumë klube që mund të fitojnë trofeun.

“Për titull? Besoj se mund të jetë tetë klube.

-Advertisement-

Garë e hapur? Nuk kam probleme me këtë, është krejt normale”, është shprehur 53 vjeçari.

Ai po ashtu ka thënë që nuk duhet të presim shumë, sidomos sa i përket grumbullimet e pikëve, për shkak të koronavirusit, duke pasur parasysh që ndeshjet po luhen çdo tre ditë dhe kjo ndikon shumë në lodhjen e lojtarëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera