Sport

Jurgen Klopp pyetet se a është Liverpooli në garë për titull? Përgjigjja e tij dëshpëron fansat e ‘The Reds’

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 23 January 2022

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dëshpëruar fansat e Liverpoolit kur është pyetur se a janë ‘The Reds’ në garë për titull kampion pas fitores ndaj Crystal Palaces, shkruan Gazeta inFokus.

Klopp i është përgjigjur me jo kësaj pyetje, duke thënë se distanca me Manchester Cityn është shumë e madhe.

“Jo. Distanca është shumë e largët për të folur për këtë. Ne vetëm duhet të fitojmë ndeshje futbolli. Çdo ndeshje e Premierligës është e vështirë, siç e pamë sot. Ne e bëmë atë më emocionuese se ç’duhej! Do të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt e fundit”, deklaroi Jurgen Klopp.

-Advertisement-

Liverpooli pas fitores ndaj Crystal Palaces me rezultat 3-1 ka shkuar në kuotën e 48 pikëve, 9 me pak se City që kryeson, por ‘The Reds’ kanë një ndeshje me pak të luajtur./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera