Sport

Jurgen Klopp flet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, hedh fajin të këta dy lojtarë të tij

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 14 April 2021

Liverpooli është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi nuk ka arritur ta rikthej rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Real Madridit, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ humben sfidën e parë në Madrid me shifrat 3-1, kurse sonte nuk arritën ti shënoni gol madrilenëve, duke luajtur baras 0-0.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili ka thënë se në vitin e kaluar Mohamed Salah dhe Roberto Firmino shënonin me sy mbyllur, kurse ketë sezon nuk po munden.

-Advertisement-

“Kemi pak dobësi në aspektin e shënimeve. Ne e dimë se sa herë Salah shënonte me sy mbyllur, ashtu edhe Firmino – këtë sezon ata s’po munden”, ka thënë Klopp.

Kjo është hera e dytë radhazi që Liverpooli eliminohet nga një ekip spanjoll në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera