Sport

Jurgen Klopp flet para ndeshjes me Real Madridin, përmend lëndimin e Salahut nga Ramosi

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 05 April 2021

Trajneri i skuadrës së Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur para ndeshjes me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Klopp ka përmendur finalen e vitit 2019, ku ‘The Reds’ humben me rezultat 3-1 nga ‘Los Blancos’.

Tekniku gjerman ka thënë se pas ndërhyrjes së Ramosit në Salahu ekipi i tij kishte renë moralisht dhe në lojë

-Advertisement-

“Pas ndërhyrjes së Ramos në Salah skuadra jonë ra në moral dhe në lojë”, është shprehur Klopp.

Tutje trajneri i Liverpoolit ka shtuar se madrilenët janë ekipi i fortë dhe ndaj tyre do ti duhet të vrapojnë shumë dhe luftojnë shumë.

“Ata kanë shumë kapacitet. Do të na duhet shumë përpjekje. Ne do të duhet të vrapojmë dhe të luftojmë shumë për mënyrën se si ata luajnë. Ata janë ekipi me më shumë tituj në këtë garë dhe kjo flet se sa e vështirë është kjo ndeshje ”, tha Klopp.

Ndeshja e parë çerekfinale mes Real Madridit dhe Liverpoolit do të zhvillohet të martën nga ora 21:00 në Madrid, kurse dueli kthyes do të luhet pas një jave në ‘Anfield’./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera