Sport

Jurgen Klopp afër largimit nga Liverpooli?

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 24 February 2021

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, dhe gjiganti anglez, Liverpool, thuhet se do të ndërpresin bashkëpunimin, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane, Bild, Klopp do të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë pas Kampionatit Botëror 2022.

Sipas kësaj gazete, Joachim Low, do të largohet nga detyra e ti si drejtues i përfaqësueses gjermane pas një dekade, kurse Federata do t’ia besoj timonin 54 vjeçarit.

-Advertisement-

Kësisoj, Klopp do të duhet të largohet nga detyra e tij si trajner i Liverpoolit, ani pse para disa javësh e ka mohuar një shkëputje të parakohshme të kontratës.

Jurgen Klopp mori drejtimin e Liverpoolit në vitin 2015 dhe që nga atëherë ka arritur suksese të jashtëzakonshme me klubin anglez./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera