Lajme

Jupa: As koridoret e Brukselit nuk mund ta shpëtojnë Isa Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 05 May 2017

Bekim Jupa, zyrtarë I lartë I degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se As shëtitjet nëpër korridoret e Brukselit, nuk mund ta shpëtojnë Isa Mustafën nga nokauti politik

Ja postimi i tij i plotë:

As shëtitjet nëpër korridoret e Brukselit, nuk mund ta shpëtojnë Isa Mustafën nga nokauti politik!

-Advertisement-

Të gjithë jemi dëshmitar se shteti ynë Kosova ka hyrë në një fazë tejet të rëndësishme kur edhe do të duhen të merren vendime të mëdha dhe të rëndësishme për përspektivën europiane të saj.

Mirëpo shtrohet pyetja!

A është e mundur që këto vendime të mëdha dhe të rëndësishme, të merren nga lider të vegjël e provincial, nga lider të pafuqishëm e frikacak siç është kryeministri i derisotshëm Isa Mustafa?

Isa Mustafa nga një menaxher i dobët i kryeqytetit dhe nje lider i pavizion, është bërë një kryeministër aksidental i cili gjatë këtyre dy vite e gjysmë, është karakterizuar si një lider të cilit i mungon fuqia politike, i mungon kontrolli mbi subjektin e tij politik, i mungon vizioni për të ardhmen e shtetit tonë dhe mbi të gjitha mungesa e guximit për të marrë vendime të mëdha për vendin.

Me lider të tillë, idhnak e frikacak, Kosova jo që nuk do të bëj asnjë hap përpara, por është e destinuar që të izolohet edhe më tej. Për qytetarët e Kosovës nuk është e largët koha kur në ballë të Qeverisë dhe proceseve të mëdha ishte ish Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kryemnistri i Pavarësisë, Kryeministri i vendimeve të mëdha, Kryeministri dhe lideri me përmasa kombëtare e ndërkombëtare, z.Hashim Thaçi.

Prandaj për të konsoliduar edhe më tëj shtetin e tonë, për të forcuar demokracinë, sundimin e ligjit, për të zhvilluar ekonomikisht Kosovën dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës, na duhet një patriot, nje atdhetar e vizionar siç është Lideri i PDK-së, z.Kadri Veseli.

Vetëm Partia Demokratike e Kosovës në krye me dy ideologët e saj H.Thaçi e K.Veseli, mund t’ju kthej dinjitetin Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe vetëm me PDK-në , Kosova e ka të sigurtë përspektivën e saj europiane./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera