Juncker: Të mbyllen konfliktet territoriale në Ballkanin Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 02 March 2018
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha të enjten se Bashkimi Evropian është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo pa u zgjidhur të gjitha çështjet e hapura ndërmjet këtyre vendeve.
Ai i bëri këto komente në Sofje të Bullgarisë, në një takim në të cilin morën pjesë edhe udhëheqësit gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Juncker tha se asnjë vend i nuk i përmbushë të gjitha kriteret për t’u integruar në Bashkimin Evropian megjithëse sipas tij është shënuar përparim shumë i madh në këto vende, raporton Zëri i Amerikës.
“Dua të them, ashtu siç u kam thënë të gjithë miqve që po qëndrojnë prapa meje se të gjitha vendet që duan të integrohen në Bashkimin Evropian do të duhet t’u japin fund të gjitha konflikteve territoriale dypalëshe që janë ende të pranishme”, tha zoti Juncker duke nënvizuar se asnjë vend nuk do të mund të integrohet në Bashkimin Evropian pa i plotësuar të gjitha kriteret.
Juncker gjatë javës vizitoi rajonin dhe në Beograd e Prishtinë ritheksoi se duhet një marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës si kusht për integrimin e tyre.
Të dyja palët pritet të vazhdojnë bisedimet rreth një marrëveshjeje të tillë mbase gjatë këitj muaji. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takuan edhe sot në Sofje, në një takim jorformal për të diskutuar këtë cështje.
Përvec zgjidhjes së konflikteve, vendeve të rajonit u kërkohen edhe reforma të brendshme.
“Dua ta përsërisë, se kemi nevojë të shohim besueshmëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e cila është një sëmundje që po ndan shoqërinë në gjysmë”, tha zoti Juncker.
Në fillim të muajit shkurt, Komisioni Evropian shpalosi Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është një nga zhvillimet e rëndësishme për rajonin gjatë këtij viti. Në muajin prill, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimit të këtyre vendeve, ndërsa në muajin maj në Sofje, pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Strategjia e zgjerimit do të diskutohet më pas në qershor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa në korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Këto zhvillime shihen si një përpjekje e ripërtërirë e Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...