Juncker: Ballkani, drejt një lufte të re pa perspektivën e anëtarësimit
Autori: Gazeta inFokus
10:03 | 06 October 2018
Shefi i Komisionit të Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi një ditë më parë mbi mundësinë e një lufte të re në Ballkan, nëse Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja nuk ndiejnë se BE-ja është serioze në ofrimin e perspektivës për anëtarësim ndaj tyre.
Nëse në peizazhin tejet të komplikuar të Europës krijohet përshtypja se ne nuk jemi seriozë në ofrimin e perspektivës së anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë mund të shohim më vonë, e ndoshta edhe më shpejt nga sa parashikohet, atë që kemi parë të ndodhë në Ballkan në vitet ’90”, deklaroi Juncker gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin austriak.
Gjashtë shtetet e Ballkanit, të cilat gjatë viteve ’90 krijuan fushëbetejën e konflikteve më të përgjakshme të Europës që prej Luftës së Dytë Botërore, që çoi deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, tashmë gjenden në faza të ndryshme të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ndërsa negociatat për anëtarësim kanë nisur zyrtarisht me Serbinë dhe Malin e Zi, Shqipëria dhe Maqedonia janë ende në pritje të çeljes së tyre dhe klasifikohen si “vende kandidate”. Bosnja dhe Kosova, nga ana tjetër, janë listuar për momentin si “kandidatë potencialë”.
Juncker e kishte përmendur edhe dhjetorin e vitit të kaluar faktin se, zgjerimi me vendet e Ballkanit ishte jetik për ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajon, ndaj shprehej se priste që Serbia dhe Mali i Zi t’i bashkoheshin bllokut deri në vitin 2025. Sidoqoftë, rruga e tyre drejt anëtarësimit të plotë në BE ishte “ende shumë e gjatë”, do të kujdesej të theksonte Juncker.
E ndërkohë që disa vende kanë shënuar progres, “ky progres – sipas tij, – ende nuk është i mjaftueshëm”. Ai sugjeroi se BE-ja duhet t’iu ofrojë këtyre shteteve një lloj “zone ekonomike, ku ato të mund të sillen pjesërisht si të ishin vende anëtare të bllokut”.
Por, Jucker përsëriti sërish faktin se ai nuk sheh ende asnjë prej tyre gati për të arritur anëtarësimin e plotë “përpara vitit 2025, e madje edhe atëherë nuk ka për të qenë diçka e shpejtë”. Sipas tij, BE-ja duhet “të kujdeset për Ballkanin Perëndimor intensivisht dhe të ndihmojë ku të jetë e nevojshme”.
Juncker theksoi se, blloku “duhet të sigurohet që të jetë e kuptueshme për këdo, se konfliktet territoriale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhen përpara se të ofrohet, apo të merret anëtarësimi”. Mes çështjeve më të nxehta në këtë aspekt është statusi i Kosovës, e cila deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por që Beogradi refuzon ende ta njohë.
Juncker ndodhej në Vjenë për të marrë pjesë në festimet për 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Austrisë. Ish-kryeministri i Luksemburgut e nisi mandatin e tij si shef i Komisionit Europian, duke njoftuar se nuk do të kishte asnjë zgjerim të mëtejshëm të bllokut nën drejtimin e tij.

T� tjera
-
Kraki “godet” Kurtin: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vend...
-
Daut Haradinaj: Përgjegjës për krizën energjetike është shefi, jo ministrja Rizvanolli
Daut Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti pë...
-
“Qeveritë Kurti 1, 2 e 3 kanë qenë UDB-asha, këta të katërtit janë patriotë”- Sadiku ironizon pas vendimit për tregtimin e rrymës me Serbinë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar me ...
-
Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda për Kosovën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova po e p...
-
Astrit Haraqija sot del para Gjykatës, flet avokati i tij
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar ditën e djeshme në k...
-
Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mundësinë e rritjes së ...
-
Çitaku: Keqardhja e komisioneres Kos nuk mjafton, kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dek...
-
Ymeri-Qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo “fajde”
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti 4 ka...
-
Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Tash po shiten si patriotë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së K...
-
Kurti demanton propagandën 5 vjeçare të tij me vendim të ndalimit të importit nga Serbia
Pesë vjet deklarata se nuk importohet rrymë nga Serbia, Kurti tani vendos ta ...
-
Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folu...
-
Pas mbi 4 milionë eurove importe të rrymës direkt nga Serbia, Kurti vendos ta ndalojë tregtimin me kompanitë serbe
Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën vendimin për ndalimin e tregtimit të e...
































