Rozë

Juli nxjerr bllof produksionin e ‘Përputhen’

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 26 February 2021

Emisioni i dashurisë “Për’puthen” është akuzuar shpeshherë se çdo gjë është e përgatitur me skenar, gjatë takimit të fundit të Julit me Antonelën, ai ka postuar edhe në kanalin e tij zyrtar në “Youtube” disa pjesë të takimit me atë.

Gjatë videos së publikuar të Julit, ndjekësit kanë vërejtur disa pjesë ku shihen disa letra të cilat ata mendojnë se është skenari i përgatitur për takimin e dyshes.

Pavarësisht skandaleve që dolën kohëve të fundit dhe akuzave të Teas që e kishin detyruar të qëndronte në emision dhe se produksioni ishte në dijeni për lidhjen e saj me Beartin, përsëri nuk e lejuan atë të largohej.

-Advertisement-

Autorja e këtij programi Olsa Muhameti dhe stafi i saj mohuan të gjithë zërat se ky emision është me skenar.

Gjatë xhirimit të takimit me Antonelën, Juli tregon se emisioni është me skenar teksa filmon edhe një vajzë të stafit me letra në dorë.

“Me skenar?”– thotë ai, ndërsa vajza i shmanget videos duke thënë “Jo jo”.

“S’është për neve ky, është për të ndezur zjarrin”, thotë Juli plot ironi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera