“Ju pëlqeftë apo jo, ne po shpallim pavarësinë”, presidenti i Katalonjës nuk heq dorë
Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 09 October 2017
Presidenti i Qeverisë Autonome të Katalonjës në lindje të Spanjës, Carles Puigdemont, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga shpallja e njëanshme e pavarësisë, shkruan AA.
“Ne nuk e emërojmë si shpallje të njëanshme të pavarësisë. Ne po shpallim pavarësinë. Kjo është në ligjin tonë dhe ne do ta zbatojmë atë çfarë thotë ligji”, tha Puigdemont në një reportazh për televizionin katalan TV3.
Duke cituar ligjin për referendum të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, Puigdemont tha se do të zbatojnë nenin që “pavarësia të shpallet 48 orë pas rezultateve të referendumit, nëse fituese del vota pro”. “Ju pëlqeftë apo jo, ato që po ndodhin në Katalonjë janë të vërteta. Miliona persona shfrytëzuan votën në referendum. Këta njerëz duan të vendosin për të ardhmen e tyre”, tha Puigdemont, duke theksuar se prej një kohe të gjatë nuk ka dialog me qeverinë e Spanjës. Ndërkaq, Puigdemont nuk dha ndonjë detaj nëse do të ketë votim për shpalljen e pavarësisë në seancën plenare të parlamentit lokal që do të zhvillohet më 10 tetor, ditë e martë. Nga ana tjetër, Asambleja Kombëtare e Katalonjës (ANC), e cila u priu iniciativave civile për pavarësi, ka pohuar se të martën do të shpallet pavarësia. “Më 1 tetor votuam dhe fituam referendimin. Rezultati ishte shumë i qartë. Jemi një popull. Më 10 tetor, ditën e martë, do ta shpallim pavarësinë”, ka thënë kryetari i ANC-së, Jordi Sanchez.
Të tjera
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...