Lajme

 “Ju mashtroni edhe në bukë e në mundin e bujqve” – Blerta Deliu flet pasi Kurti i hypi kombajës

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 10 July 2024

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shkruar në Facebook për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ministrin e tij të Bujqësisë, Faton Peci, të cilët me moton “buka e motmotit”, kanë promovuar sukses në korrjen e grurit.

Deliu ka thënë se po mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve.

“Të njëjtit që kanë abuzu me rezervat e shtetit, sot po flasin në vetën e parë, thua ti se vetë e kanë mbjellë e po e korrin grurin.  Ju mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve e hidhni poshtë vazhdimisht.  Shtoni subvencionet e mbështetjen për bujqit, e mos ua merrni lavdin e hakun”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera