Rozë

Ju kujtohet spikerja që nxjerr gjoksin në ekran? Ja lidhja e saj me deputetin kaubojs (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 10 June 2017

Spikerja Greta Hoxha dhe deputeti kaubojs i Lezhës, Eduart Ndocaj fliten për një lidhje të mundshme.

Ai shihet duke pirë kafe me spikeren Hoxha në një nga baret e Tiranës, foto që i ka bërë publike vetë Greta.
Në fund të vitit 2016, politikani që në atë kohë ishte i majtë mund të jetë ndier në pozitë të vështirë, ndërkohë prezantuesja e emisionit po e intervistonte me veshjen e saj të zakonshme, një xhaketë sipër gjoksit të zbuluar.

25-vjeçarja, për të cilën ka shkruar edhe “Neë York Post”, nisur nga edicionet e lajmeve që jep me xhaketë zbërthyer rrëfeu në atë kohë për gazetën “Panorama” se si u ndie përballë politikanit Ndocaj, vëmendja e të cilit ishte e fokusuar sipas saj që intervista të dilte sa më mirë.

-Advertisement-

Ajo përmendi në atë kohë disa komplimente që ai i kishte bërë jashtë transmetimit, por që ajo vetë i konsideroi thjesht shoqërore.

Me sa duket, shoqëria tani vazhdon ende mes një politikani dhe një vajze televizioni, rrugët e të cilëve takohen shpesh për shkak të punës. Sa për jetën jashtë ekranit, Greta është shprehur se është duke jetuar një jetë të bukur dhe të mbushur me shumë dashuri, ndërkohë që këto ditë qershori ka postuar fotot e para nga plazhi, ku ekspozon linjat e rrumbullakosura në sajë të palestrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera