Sport

Ju kujtohet Balotelli? Do të befasoheni me skuadrën e tij të re

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 07 July 2021

Mario Balotellin e njohim të gjithë në kohën kur luante për Milanin dhe kombëtaren e Italisë, shkruan Gazeta inFokus.

Golat spektakolar dhe sjelljet jo sportive që i bënte në fushën e lojës dhe jashtë saj bënin që sulmuesin italian ta njiheni të gjithë futbolldashësit.

Balotelli ka disa vite që ka ra në nivelin e lojës së tij dhe së fundmi ishte pjesë e klubit të Monzas që bënte pjesë në Ligën e Dytë të Italisë.

-Advertisement-

Megjithatë futbollisti problematik tashmë ka ndërruar ekip dhe gjatë ditës së sotme e ka kompletuar transferimin e tij te skuadra turke, Adana Demirspor.

Skuadra e re e Balotellit këtë vit është inkuadruar në Superligën e Turqisë.

30 vjeçari në të kaluarën ka luajtur për klube të mëdha si Inter, Milan, Manchester City, Liverpool dhe Marseille.

Më poshtë keni njoftimin e Adana Demirsporit për transferimin e Balotellit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera