Jozi i kthehet ngjarjes me Gjestin, flet për Kosovën dhe UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus
11:06 | 11 February 2025
Joz Marku, ish-banori i Big Brother u përjashtua me zarf të zi për shkak të një fjale të rëndë që i ka thënë Gjestit.
Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit.
Jozi u shpreh se fjalët e drejtuara kundrejt Gjestit nuk ishin në atë kuptim, aq më tepër kundër Kosovës.
“Për herë të fundit kam dëshirë ta cek këtë sepse u bë sinqerisht diçka e madhe pa pasur nevojë se nuk ishte aspak e drejtuar direkt kundrejt personit, aq më pak jashtë shtëpisë për shqiptarët e Kosovës për të bërë atë situatën që mori tjetër drejtim. Në asnjë mënyrë as nuk kam pasur tendencën për përçarje etnike, por të gjithë ata që janë prekur, familjarët e Gjestit, ose njerëzit që e kanë keqkuptuar u kërkoj falje për herë të fundit për këtë krahasim. Dëshiroj të jetë hera e fundit që e diskutoj këtë”, tha ai.
Gjithashtu, u përmend edhe fakti se babai i Jozit ka luftuar dhe ka qenë pjesë e UÇK-së. Ndaj, është rritur gjithmonë me frymën e atdhetarizmit dhe nuk do ta thoshte kurrë me këtë tendencë atë fjalë që i drejtoi Gjestit.
“Unë vij nga një familje tradicionale. Gjithmonë i rritur me frymën që jemi një komb. Jam rrit gjithmonë me shqiptarët e Kosovës. Kam shoqëri, vëllazëri pafund nga Kosova. Aspak nuk ka qenë qëllimi për t’i prekur ata në asnjë moment dhe s’do jetë kurrë. Unë i njoh shumë mirë traditat e tyre dhe jam ai person që në familjen e tyre kam qenë gjithmonë pjesëmarrës gjithë jetën time. Gjithë jetën time e kam pasur të lidhur me Kosovën. Shpresoj se do e kem gjithmonë. Nuk ka ndryshuar asgjë. Me miqtë e mi që i kam aty e kanë kuptuar se është një keqkuptim që s’duhet marrë fare për bazë sepse është bërë në një lojë dhe është vetëm si krahasim. Një shembull që të mos shkojmë të bëhemi si i ligu, si i keqi”, përfundon Marku.

Të tjera
-
Rezultatet përfundimtare, këta janë 24 deputetët e PDK’së- kush mbeti jashtë?
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Q...
-
Këta janë kandidatët e zgjedhur për deputet të Kuvendit të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedh...
-
Krasniqi: Rezultat historik për PDK-në, tani koha për qeveri sa më shpejtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas shpalljes së rezultateve për...
-
Lutfi Haziri: Vetëvendosja edhe zyrtarisht e bëri Gjilanin si shitore të thyer, të përfundojnë hetimet sa më shpejt
Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka kërkuar që hetimet për skandali...
-
Protestuesit s’mund t’i afrohen Kuvendit të Serbisë, vendosin për të shkuar edhe në një lokacion të ri
Ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 16:00 protesta përpara Kuvendit të...
-
Kuvendi i ri i Kosovës, ky është numri i deputetëve që kanë marrë secila parti nga zgjedhjet e 9 shkurtit
KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit....
-
Kryetari i KQZ-së tregon arsyet e vonesave në shpalljen e rezultateve të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës ku i ka sh...
-
KQZ shpall rezultatet përfundimtare
Pas më shumë se një muaji Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultat...
-
Nis protesta masive në Beograd
Protesta e madhe e paralajmëruar për të shtunën në Beograd, tashmë ka nisur. ...
-
Protestuesit afrohen te Parlamenti i Serbisë
Kryeqyteti serb, Beogradi, është bërë epiqendra e protestave masive kundër pr...
-
Dy vajzat që vdịqën në një aksident në Ranillug varrosen sot
Sot me fillim nga ora 16:00 do të mbahet ceremonia mortore e dy vajzave që vd...
-
S’iu ndal policit, më pas shkaktoi aksident – arrestohet 18-vjeçari në Ferizaj
Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ...