Jovanoviq: Mbylljani gojën Daçiqit, të mos flas për ndarjen e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 16 August 2017
Partia Liberale Demokrate (PLD) insiston që pushteti t’ia mbyllë gojën ministrit të Jashtëm Ivica Daçiqit “me flaster” dhe kështu të ndërpresë promovimin e ndarjes së Kosovës, e cila më pas e tërheq me vete edhe ndarjet në jug të Serbisë, në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe në fund ndarjen e Vojvodinës dhe Sanxhakut.
Kryetari i PLD, Çedomir Jovanoviq ka kërkuar sot nga kryetari i shtetit dhe kryeministrja që momentalisht të vendosin pikë në këtë sjellje të ministrit të jashtëm Ivica Daçiq dhe ta ndalojnë në promovimin e ndarjes së Kosovës.
“Është e pakuptimtë të besohet në dialog dhe marrëveshje të cilën e kemi të nevojshëm derisa Daçiq po “trumbeton” mbi ndarjen e Kosovës si në kohërat më të mira të Millosheviqit, Koshtunicës dhe Tadiqit. Çdo herë ky politikanizëm i përgjakur atij ia ka ngritë rejtingun, ndërsa vendin e ka zhytur edhe më thellë në baltë, dhe çdo herë më pas Daçiqi “do ta fus bishtin nën shalë” duke i hequr karrigen atyre të cilët janë mbi te, të cilët pastaj detyrohen të “varen” , Millosheviqi pas 5 tetorit, Koshtunica në vitin 2008 dhe Tadiqi në vitin 2012”, shpjegon Jovanoviq në deklaratën të cilën e ka publikuar Enti për komunikim të Partisë Liberal Demokrate, transmeton gazetametro.net.
Ai ka sqaruar se problemi i Kosovës është posaçërisht i rëndë dhe kompleks sepse, përveç tanimë konfliktit historik të serbëve dhe shqiptarëve, e përcjellin edhe ndarjet dhe konfliktet brenda vet shoqërisë serbe.
“Për këtë dialogu për të cilin flet Vuçiqi (Aleksandar) është parakusht i marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Jovanoviq.
Ai thotë se për këtë arsye PLD insiston që pushteti t’ia vendos një “fllaster në gojë” Daciçqit dhe kështu ta ndalojë në promovimin e ndarjes së Kosovës, e cila pas vetes tërheq idenë e ndarjeve në jug të Serbisë, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Maqedoni, e në fund edhe të Vojvodinës dhe Sanxhakut.
“Nëse nuk jeni në gjendja t’ia mbyllni gojën promotorit të ideve të nëntëdhjetave, si do të jeni në gjendje të na bindni se jeni seriozë në qëllimin që të merremi vesh se si do ta nxjerrim vendin nga rrënojat e përgjakura në të cilat ka përfunduar për shkak të politikës së atyre viteve të nëntëdhjeta”, ka shtuar Jovanoviq.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...