Sport

Joshua i kërkon revansh Klitschkos, nëse nuk pranon kjo është zgjidhja

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 03 July 2017

Anthony Joshua u shpall kampion bote në Kategorinë e rëndë pasi mposhti Wladimir Klitsckon gjatë muajit prill.

Mirëpo boksieri britanik tani është në kërkim të mbrojë titullin dhe pret një revansh me ukrainasin, shkruan indeksonline.

“Ne nuk mund të zhvillojmë shumë meçe të tilla, por në lidhje me këtë unë kam marrë dy opsione”.

-Advertisement-

“Njëra është një revansh me Klitschko, dhe ne jemi duke pritur për të parë, dhe ne po përpiqemi të bëjmë më interesant këtë”.

“Njeriu që ka arritur gjëra të mëdha gjatë gjithë karrierës së tij kështu që ai merr një shumë të madhe që të motivohet përsëri”, ka thënë Anthony.

Joshua tha se opsioni i dytë është që të mbrojë titullin e tij të detyrueshëm kundër Kubrat Pulev nëse Klitchsko vendos të var dorezat e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera