Sport

Joshua është një djalosh i jashtëzakonshëm, ja 5 faktet që nuk i keni ditur për të (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 01 May 2017
Athony Joshua zhvilli një përballje fantastike ndaj legjendës Wladimir Klitschko duke fituar përballjen për peshat e rënda.

27-vjeçari në fakt është një personazh që po bën bujë në Angli dhe për jetën e tij jashtë ringut, raporton Albeu. Besojeni ose jo, por ai është një sportist shumë human.

Kur ishte adoleshent, ai rrihej në rrugët e qytetit të tij të lindjes, Watford. Një herë përfundoi prapa hekurave dhe dy herë shpëtoi nga burgosja për një kohë të gjatë.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar në jetën e tij, dhe faktet mund t’i zbuloni në galerinë më lart.

-Advertisement-

1. I dhuroi një makinë të re trajnerit të tij, një BMW që kushton 60 mijë paund

2. Jeton në një shtëpi shumë të thjeshtë, me mamanë e tij

3. Personi më i rëndësishëm në jetën e tij, është mami Yeta Odusanya

4. Ai është shumë i dhënë pas ekipit të tij, dhe gjithmonë i falënderon si në këtë foto pas ndeshjes me Klitschkon

5. Nuk feston pas triumfeve. Nuk e bëri këtë gjë as pas suksesit ndaj Klitschkos (nuk shkoi në party siç do bënin shumë kolegë të tij)

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera