Sport

“Joshua do të pensionohet para meçit me Furyn, sepse është një frikacak”

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 25 February 2020

Babai i Tyson, John Fury, ka insistuar se Anthony Joshua do të dalë në pension para përballjes me djalin e tij, sepse është i frikësuar dhe do të rrezikonte trashëgiminë e tij.

Tyson Fury ka fituar rripin e WBC, kur të dielën në mëngjes mposhti Deontay Wilder, pas shtatë raundesh.

Për një kampion të unifikuar bote, të gjithë janë duke pritur një përballje Fury – Joshua, dhe babai i të parit, ka frikën se kjo nuk do të ndodh.

-Advertisement-

“Ata janë nivele të ndara. Ju e dini si alienët janë me vite para nesh për sa i përket fuqisë së trurit”, ka deklaruar John Fury, përcjell lajmi.net.

“Kështu që djali im është para Joshua për sa i përket aftësisë”.

“Ai do të qajë pas katër raundeve. Unë nuk mendoj se do të shihni këtë meç, sepse ai është i frikësuar, ai do të tërhiqet para se të përballet me Tyson”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera