Joshëse dhe gjithnjë në formë, këto janë 6 sekretet e bukurisë së Jennifer Lopez
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 24 April 2023
Jennifer Lopez, e njohur gjithashtu si JLo, është një ndër figurat më të spikatura të industrisë së muzikës dhe kinematografisë botërore. Me një talent të jashtëzakonshëm, Lopez ka arritur majat në një moshë shumë të re. Përtej arritjeve mbresëlënëse, ajo e ka mahnitur vazhdimisht audiencën me bukurinë dhe vullnetin për të mbajtur një regjim fizik të hekurt. Pavarësisht se është në të 50-at, Jennifer vazhdon të shkëlqejë duke i bërë të gjithë fansat të pyesin veten rreth sekreteve të saj.
Ajo fle të paktën 8 orë në ditë
Sekreti i parë i bukurisë së J.Lo është gjumi. Sipas saj, në mënyrë që të dukeni të bukura dhe rinore, duhet të flini të paktën 8 orë në ditë. Ajo tregon se ndonjëherë fle deri në 10 orë dhe gjithnjë mban perde të errëta në dhomën e gjumit.
Rutina e lëkurës
Jennifer Lopez i kushton gjithmonë vëmendje dhe kohë pastrimit dhe hidratimit të përditshëm të lëkurës dhe këshillon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Në të njëjtën kohë, ylli pretendon se nuk blen produkte të shtrenjta. “Unë përdor gjithmonë një pastrues të thjeshtë dhe pak krem hidratant. Është shumë e thjeshtë,”– thotë Lopez, duke shtuar se në rutinën e saj ka gjithmonë një serum me acid glikolik.
Përdor produkte me vaj ulliri
Vaji i ullirit është një nga përbërësit e preferuar të J.Lo-së (dhe të gjithë familjes së saj). Këngëtarja rekomandon përdorimin e produkteve me vaj ulliri për të hidratuar lëkurën dhe për të ruajtur shëndetin e flokëve. Ajo përdor gjithmonë vajra, kremra dhe maska me këtë përmbajtje.
Ajo ha shëndetshëm
J.Lo nuk është pro dietave strikte. Zakonisht, ajo nuk ha pas orës 18:30 dhe regjimi ushqimor i Lopez përfshin mish të bardhë, peshk, arra, fruta, tërshërë, patate, fruta, perime dhe proteina.
Kujdeset për pamjen
Mollëzat e shndritshme janë pamja karakteristike e J.Lo-së. Përveç kësaj, ajo thotë se gjetja e rimelit të duhur mund të bëjë një ndryshim të madh në pamjen tuaj. Lopez ka treguar edhe trukun e saj të qerpikëve që konsiston në krehjen e tyre përpara vendosjes së produktit.
Është fizikisht aktive
Lopez e filloi karrierën e saj si kërcimtare në serialin komedi “In Living Color” në vitin 1991. Për të, kërcimi është një aktivitet që të ndihmon me mbajtjen e trupit në formë dhe menaxhimin e stresit.
Të tjera
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...