Joseph: Serbia shkeli zotimet e saj nga Marrëveshja e Ohrit
Autori: Gazeta inFokus
07:11 | 26 Prill 2023
Profesori amerikan, Edward Joseph e ka vlerësuar një hap jashtëzakonisht pozitiv për Kosovën dhe qytetarët e saj miratimin e aplikimit të saj në Këshillin e Evropës. Ai ka thënë se për herë të parë kemi parë se shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, nuk e kanë penguar atë, derisa Serbia me votën kundër ka shkel zotimet e Marrëveshjes së Ohrit.
“Shtetet si Greqia, Sllovakia dhe Ukraina, e cila ka një rol kyç nuk votuan asnjëra kundër Kosovës. Ato abstenuan dhe në këtë mënyrë nuk e kundërshtuan votën e Këshillit të Evropës, duke i mundësuar Kosovës që të ecë tutje dhe kjo është shumë me rëndësi. Është një hap pozitiv dhe shumë i madh i Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s dhe me dobi praktike për qytetarët shqiptarë dhe serbë të Kosovës”, ka theksuar Joseph.
Ai ka thënë se nuk ka qenë i befasuar me votën kundër të Hungarisë, pasi sipas tij presidenti i saj është një lider autoritativ, i cili po luan lojë të dyfishtë, por ka thënë se ky kundërshtim hungarezë nuk do të ketë ndonjë rol në fund të procesit.
Profesori Joseph tutje ka thënë se Serbia me Marrëveshjen e Ohrit është dakorduar që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat evropianë dhe rasti i votës kundër në Këshillin e Evropës paraqet shkelje të zotimeve të saj.
“Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell duhet të komunikojë drejtpërdrejt me Madridin zyrtar, Bukureshtin dhe Nikozinë dhe zyrtarisht t’ua komunikojë se Serbia e ka shkelur zotimin e saj për të mos e penguar Kosovën në anëtarësim në mekanizmat evropian”, ka shtuar profesori amerikan.
Ai tutje ka thënë se interesi bazë i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk është mirëqenia e serbëve të Kosovës. “…sepse sikur do të ishte i interesuar për mirëqenien e serbëve ai do të përpiqej që t’i zgjidhte këto çështje. Përfituesit e vërtetë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës përveç shqiptarëve do të jenë serbët e Kosovës sepse do të kenë qasje në drejtësinë evropiane”, është shprehur Joseph.
Miratimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës sipas profesorit amerikan paraqet një tregues pozitiv për mundësinë e Kosovës për të avancuar tutje në rrugëtimin e saj evropian. Por, ai ka thënë se Kosova e ka obligim që ta pranojë dhe ta shtyjë përpara formimin e Asociacionit.
“E di që është diçka e vështirë por është një obligim nga marrëveshjet paraprake dhe nga ato të fundit në Bruksel dhe Ohër. Duhet të themelohet Asociacioni në mënyrë të shpejt, të drejtë dhe efektiv, duke bashkëpunuar me SHBA-në dhe BE-në, duke siguruar se nuk ka ndonjë kërcënim për funksionalitetin e Kosovës dhe tërësinë e saj”, ka nënvizuar Joseph.
Ai nuk e ka vlerësuar aq shqetësues faktin se në grupin menaxhues, i cili do të hartojë draft-statutin e Asociacionit nuk është asnjë shqiptar. “Sa i përket dinamikave konkrete se kush do të propozojë Asociacionin është me pak e rëndësishme sesa përmbajtja e statutit. Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me BE-në dhe SHBA-në sa i përket përmbajtjes së statutit. Ajo duhet të jetë e tillë që t’i adresojë çështjet e vërteta të qytetarëve të saj dhe t’i mundësojë vetës të funksionojë mirë dhe mbarë. Kjo është në interes të çdo qytetari. Një Asociacion që i bën të ndihen mirë e të sigurt”, ka thënë profesori amerikan në një intervistë për magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK.
Ai tha se është i vetëdijshëm se për palën shqiptare ndoshta paraqet shqetësim fakti se nuk është asnjë anëtar i qeverisë së Kosovës në këtë grup menaxhues, por ka thënë se nuk e sheh si diçka të patejkalueshme.
“Nëse ekipi menaxhues ka serbë, ata do të propozojnë një version, i cili ndoshta mund të jetë i papranueshëm por nuk përfundon e tëra me kaq. Para takimit më 2 maj Kosova mund t’i propozojë çështjet dhe shqetësimet e saj. Por Kosovës i takon të jetë konstruktive, të ketë interesim për mbrojtje të rendit të saj kushtetues, tërësisë së saj, kufijve të saj dhe të mos i kompremtojë ato në asnjë mënyrë”, ka thënë Joseph, sipas të cilit statuti i Asociacionit duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe interesat e qytetarëve të saj.
Profesori Joseph ka thënë se me formimin e Asociacionit, Beogradi zyrtar më nuk do të ketë mundësi të sabotojë dhe të bllokojë zgjedhjet, teksa Kosova do të ketë një personalitet të saj të formuar ndërkombëtarisht dhe do të ecë përpara drejt integrimeve të saj evropiane.
Sa i përket takimit të liderëve më 2 maj në Bruksel, Joseph ka thënë se me deklarimet e fundit Vuçiq i ka humbur nervat dhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duhet t’i ruajnë nervat dhe të jenë konstruktiv para faktorit ndërkombëtar.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...































