Lajme

Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 23 April 2024

Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka tejkaluar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në debat.

“Surpriza më e madhe nga përballja e sotme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë është se Aleksandër Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoz dhe e përgatitur tërësisht. Kjo ishte e pritshme”, ka shkruar Hopkins.

Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë në fjalimin e saj ka përmendur ngjarjet e të mbijetuarave të dhunës seksuale të pranishme në mbledhje, Shyhrete Sylejmani – Tahiri dhe Vasfije Krasniqi Goodman. Ajo kërkoi nga presidenti serb kërkimfalje për krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit, pjesë e së cilit ishte edhe Vuçiq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera