Lajme

Joseph: Kurti dhe Vuçiqi përfitojnë nga kriza në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 12 September 2023

Ligjëruesi në Universitetin John Hopkins në Uashington ka thënë që nuk ka prite të mëdha nga takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Madje, Josephi e konsideron befasi të këndshme nëse ka një përparim në këtë drejtim.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë që Bashkimi Evropian duhet t’ua kujtojë të dyja vendeve për marrëveshjen që duhet ta zbatojnë.

-Advertisement-

“Vuçiq përfiton nga gjithçka që e pengon ta zbatojë marrëveshjen që SHBA-ja dhe BE-ja thonë se e ka pranuar [për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën]… Kurti sigurisht përfiton, sepse presioni tani është vetëm për hapat e shtensionimit [të situatës në veri], dhe jo te çështja e Asociacionit…”, ka thënë Joseph.

Sipas tij, Vuçiqi nuk është partner i SHBA-së, por edhe Kurti “ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe i papërgjegjshëm në qasjen e tij ndaj veriut” dhe “kjo nuk është në përputhje me të qenët partner i mirë me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera