Lajme

Joseph: Chollet, Escobar, Hill e Hovenier janë diplomatë shumë të aftë, nuk mendoj si ata për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 14 January 2023

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, në një intervistë për gazetën e përditshme “Nova” ka thënë se i dërguari amerikan, Derek Chollet, amasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill dhe ai në Kosovë, Jeff Hovenier janë diplomatë shumë të aftë, por se nuk ndan mendim të njëjtë si ata për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se është i bindur se deri në fund të këtij viti mund të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila thotë se do të çojë në njohje reciproke.

“Jam 100% i bindur se është e mundur të arrihet një marrëveshje deri në fund të vitit, e cila do të çojë në njohje reciproke. Është e mundur të arrihet kjo marrëveshje shumë përpara fundit të vitit 2023. Është vetëm janari. Mendoj se ka shumë mundësi që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen dhe se është e mundur të arrihet një marrëveshje e kënaqshme që do të garantonte vendin e serbëve të Kosovës si qytetarë të Republikës së pavarur dhe funksionale të Kosovës. Kjo është shumë e mundur, por ka një kusht, pra një pengesë që qëndron në rrugën e një marrëveshjeje, dhe ai është qëndrimi i katër vendeve të NATO-s – Rumanisë, Sllovakisë, Greqisë dhe Spanjës. Ata janë e vetmja pengesë për arritjen e një marrëveshjeje që jo vetëm do të kontribuonte në zgjidhjen e këtij problemi, por do të ndryshonte tërësisht orientimin strategjik të Serbisë. Politika e “dy karrigeve” do të përfundonte, Serbia do të kthehej drejt Perëndimit dhe kjo përfshin anëtarësimin në NATO. Unë jam i bindur për këtë”.

-Advertisement-

Ndërsa, sa i përket marrëveshjes gjermano-franceze, Joseph thotë se nuk mendon që kjo do të funksionojë dhe thotë se kjo marrëveshje mund t’i zgjidhë problemet.

“Unë u njoha me të përmes mediave… Se ideja është që Kosova të lejojë formimin e Asociacionit dhe në këmbim Serbia të mos e njeh Kosovën, por të pranojë realitetin, diçka si modeli i dy Gjermanisë. Së pari, nuk mendoj se do të funksionojë dhe së dyti, nuk mendoj se kjo marrëveshje do t’i zgjidhë problemet. Bashkimi i komunave serbe është obligim i Kosovës, mund të jetë pjesë shumë e rëndësishme e marrëveshjes përfundimtare dhe mund të harmonizohet plotësisht me kushtetutën e Kosovës. Por çështja e ZSO-së është një çështje që lidhet me statusin përfundimtar të Kosovës”.

Joseph pati fjalë të mira për diplomatët amerikanë, Derek Chollet, Gabriel Escobar, Christopher Hill e Jeff Hovenier, të cilët i quajti të aftë, por thotë se nuk ndan të njëjtin mendim me ta sa i përket Asociacionit.

Ai thotë se përderisa Serbia mund ta bllokojë Kosovën, ajo do ta bëjë atë, pasi ka interes në këtë.

“Nuk ka dyshim se Asociacioni është në rendin e ditës dhe se përfaqësuesit amerikanë besojnë se kjo është zgjidhja. Unë i respektoj për aftësitë e tyre. Po flasim për diplomatë shumë të aftë – Derek Cholet, Gabriel Escobar, Christopher Hill, Jeffrey Hovenier… Këta janë njerëz shumë të aftë. Ata besojnë se kjo është zgjidhja, por unë kam një mendim tjetër. Nuk mendoj se do të funksionojë, sepse Serbia nuk ka asnjë interes që gjërat të funksionojnë në terren. Përderisa Serbia mund ta bllokojë Kosovën, do ta bëjë këtë. Në të njëjtën kohë, në këtë mënyrë do të bllokohet vetë Serbia, demokracia e saj, por edhe serbët nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Gjithçka do të bllokohet përderisa Serbia mund ta bllokojë Kosovën”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera