Joseph: Beogradi ka përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë se sa Prishtina
Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 16 December 2024
Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, tha se Serbia ka përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë, por edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të tregojë se serbët në Kosovë janë qytetarë të plotë dhe që Qeveria në Prishtinë i respekton dhe i trajton si të tillë.
I pyetur nëse duke pasur parasysh deklaratën se kriza ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u sjell përfitim liderëve të të dyja palëve, ai sheh një situatë të ngjashme në Maqedoninë e Veriut, ai tha se nuk e krahason atë, sepse situata në Maqedoninë e Veriut është krejtësisht e ndryshme nga ajo në Kosovë dhe Serbi.
“Serbia dhe Kosova nuk janë njësoj përgjegjëse. Ata nuk janë njësoj përgjegjës për këtë situatë. Serbia refuzon të njohë Kosovën dhe pranon status quo-në për ta mbajtur Kosovën në këtë situatë të pasigurt. Prandaj, Serbia ka përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë se sa Kosova. Por sigurisht që kryeministri Kurti ka përgjegjësinë e tij. Ai gjithashtu duhet të tregojë se serbët e Kosovës janë në fakt qytetarë të plotë të Kosovës dhe se Qeveria në Prishtinë i respekton dhe i trajton ata si të tillë”, tha Joseph në një intervistë për shërbimin maqedonas të Radio Evropës së Lirë.
I pyetur se si do të ndikojë ndalimi apo vazhdimi i luftës në Ukrainë në situatën e sigurisë në Ballkan, ai thotë se aty sheh pasoja të mëdha.
“Nuk mund ta kemi këtë në rajon. Kjo është ende e paqartë. Ende ka tensione, shikoni mes Kosovës dhe Serbisë, sulmi i fundit terrorist. Madje SHBA-të kanë bërë të ditur se ishte një sulm kriminal dhe i tmerrshëm në Kosovë, i cili kishte për qëllim shkatërrimin e ujësjellësit, i cili ndikon në furnizimin me ujë dhe energji elektrike të gjithë Kosovës. Nga kërcënime të tilla, ne shohim se ka aktorë në rajon, të cilët duan vetëm një sinjal se Rusia është kthyer disi, dhe SHBA-ja dhe BE-ja kapitullojnë, dhe ata bien dakord për një axhendë të ngjashme këtu në rajon, duke pushtuar territore, duke ndarë kufijtë, duke i detyruar njerëzit të lëvizin dhe të minojnë sovranitetin e shteteve, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës. Prandaj, do të ishte shumë e rrezikshme të kishim një dorëzim të tillë ndaj Putinit”, shtoi Joseph.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...