Sport

Jose Murinho refuzon të flasë për Bale:”Nuk flasë për lojtarët e klubeve tjera”

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 16 September 2020

Trajneri i Tottenham, Jose Murinho, ka refuzuar të flasë për një ‘rinënshkrim’ të mundshëm të Bale me Spurs, shkruan Gazeta inFokus.

Ditët e fundit është përfolur shumë për një kalim të mundshëm të Bale tek Tottenham pasi sulmuesi uellsian nuk është përshtatur aq mirë me trajnerin Zidane.

I pyetur nëse një transferim i tillë mund të ndodh Murinho është shprehur që nuk dëshiron të flasë për lojtarët e klubeve tjera.

-Advertisement-

“Gareth Bale është lojtar i një tjetër klubi, nuk dua të flasë për lojtarët e klubeve tjera.

Nuk është puna ime të kem kontakt me agjentet, s’kam asnjë koment” ka thënë Murinho për The Telegraph./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera