Sport

Jose Mourinho në telashe me policinë, trajneri shkel “vijën e kuqe” (FOTOT)

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 08 April 2020

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho do të përballet me një paralajmërim nga ana e policisë për shkelje të masave të qeverisë për distancim social për shkak të koronavirusit.

Special One u fotografua në një park të Londrës ndërsa stërviste 3 lojtarë të rinj të Tottenham, një aktivitetet ky i ndaluar plotësisht nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e mëtejshmë të pandemisë.

Në foto shfaqen Davinson Sanchez dhe Ryan Sessegnon, së bashku me Serge Aurie ndërsa bëjnë vrap krah për krah në një park në veri të kryeqytetit britanik.

-Advertisement-

Mourinho, edhe më parë është paralajmëruar nga klubi i Tottenham për një seancë stërvitore të organizuar me disa lojëtarë të tjerë të skuadrës në Barnet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera