Sport

Jose Mourinho gjunjëzohet në “Old Trafford” (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 04 December 2019

Jose Mourinho u rikthye pas një viti në ‘Old Trafford’, por kësaj herë si trajner i Tottenham Hotsupirt, shkruan Gazeta inFokus.

Rikthimi i portugezit nuk doli të jetë i mirë, pasi u mposhtë nga ish skuadra e tij Manchester Unitedi.

Djajtë e Kuq triumfuan me rezultat 2-1 për ti shkaktuar humbjen e parë Mourinhos prej se e mori drejtimin e spursave.

-Advertisement-

Golin e parë në këtë takim e shënoi Marcos Rashford, i cili lëshoi një të djathë të fuqishme për rezultatin 1-0 në minutën e 6’ të ndeshjes.

Mysafirët arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 39’ me golin e shënuar nga Dele Alli, më të cilin rezultat u mbyllë edhe pjesa e parë.

Në 45 minutat e dytë Manchester Unitedi arriti të shënoj golin e fitores.

Ishte Rashford ai i cili shënoi golin e  dytë personal në këtë takim dhe golin e tri pikëve të arta për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi renditet i gjashti me 21 pikë, kurse Tottenhami mbetet i teti me 20 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera