Sport

Jose Mourinho flet para ndeshjes Chelsea – Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 19 October 2018

Për trajnerin Jose Mourinho, ndeshjes mes Chelsea dhe Manchester United është një ndeshje e radhës.

Të shtunën me fillim nga ora 13:30 në ‘Stamford Bridge’ Chelsea pret Manchester Unitedin.

Nëse për shumë tifozë kjo është një ndeshje derbi, e njëjta nuk mund të thuhet për trajnerin Jose Mourinho.

-Advertisement-

“Për mua është ndeshje e radhës”, ka deklaruar Jose Mourinho.

“A do të festoja si i çmendur golin e ekipit tim në Stamford Bridge ose fitoren e ekipit? Nuk mendoj kështu. Do të kontrolloja veten dhe stadiumin që ishte përkrahës i imi për shumë vjet”, ka thënë Mourinho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera