Sport

Josa shokon me deklaratën për Feronikelin para finales së madhe

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 15 May 2019

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës duke e dërguar  Superligën e Kosovës në një finale, ku në ndeshjen e fundit që do të zhvillohet mes Feronikelit dhe Prishtinës do të vendoset për kampionin e Kosovës në futboll.

Trajneri i Prishtinës Mirel Josa, pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij në këtë ndeshja ka qenë mjaftë e tensionuar. Po ashtu ka thënë skuadra e tij ka qenë edhe më e tensionuar se në ndeshjen kundër Llapit.

Josa ka deklaruar se nëse Trepça 89 do të realizonte gol në pjesën e parë skuadra e tij do të kishte mjaftë të vështirë rikthimin. Kjo për shkak të tensionit që kishin futbollistët në fushë.

“Kishim një ngarkesë të madhe nga ndeshja kundër Llapit, ekipi mu duk i tensionuar edhe më shumë se me Llapin. Trepça u mundua ta qarkulloj topin pati edhe shancën ku goditi edhe shtyllën. Do të kishte qenë ndryshe jo që nuk kishim mundur, por tensioni i skuadrës do të ishte i atillë”, tha Josa.

I pyetur për finalen kundër Feronikelit, Josa tha se është në dijeni për cilësinë e skuadrës kundërshtare. Deklaroi se ndeshjet i ka fituar me shpirt dhe me gjak.

“Unë e di që ka një skuadër që ka marr rezultatet me gjak me vrapim dhe me angazhim. Di nivelin e Feronikelit ka një ekip të mirë ka edhe stolin mjaftë të mirë do të jetë në një ndeshje e vështirë”, ka deklaruar ai.

Prishtina fitoi me rezultat 3:0 ndaj Trepçës dhe aktualisht është në vendin e dytë me dy pikë më pak se Feronikeli.

Të tjera