Sport

Jordi Alba tregon se si do të luaj Chelsea kundër Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 13 March 2018

Barcelona e pret Chelsean të mërkurën në stadiumin Camp Nou, në takimin e  kthimit në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan infokusi.

Jordi Alba ka thënë se ai pret që londinezët të qëndrojnë prapa mentalitetit të tyre dhe të zhvillojnë ndeshjen me kundërsulmue.

Kjo ishte mënyra se si kampionët e Premier League zhvilluan ndeshjen e parë e cila përfundoi 1-1, dhe pritet që ata përsëri të luajnë në të njëjtën mënyrë edhe në Camp Nou.

-Advertisement-

“Presim që Chelsea të luajë si në ndeshjen e parë. Është një sezon shumë e mirë për Barcelonën dhe ne presim me padurim të takohemi me Chelsean . Ne shpresojmë të kalojmë edhe këtë pengesë”, ka thënë Jordi Alba. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera