Rozë

Jolie: Brad Pitt nuk po paguan sa duhet për fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 08 August 2018

Aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie, ka deklaruar në gjykatë se ish bashkëshorti i saj Brad Pitt nuk po paguan aq sa duhet për gjashtë fëmijët e tyre. “Pitt është i detyruar të paguajë një shumë të caktuar parash për fëmijët e tij. Që prej ndarjes nga Jolie, Pitt nuk ka paguar aq sa duhet”, – ka shkruar në dokumente avokatja e aktores së famshme.Ndërsa një burim pranë aktorit Brad Pitt është shprehur se situata po keqinterpretohet, pasi ai po i paguan detyrimet e tij. Çifti i famshëm u nda në Shtator 2016 pas dy vitesh martesë dhe menjëherë nisën procedurat e divorcit.Pitt dhe Jolie kanë tre vajza dhe tre djem. Jolie kërkon që të gjithë kujdestarinë e fëmijëve ta ketë ajo. Megjithatë gjykata në qershor i kërkoi Jolies t’i thotë fëmijëve se gjykata ka vendosur se mos pasja e një marrëdhënie me babain është e dëmshme për ta dhe se me babin e tyre mund të ndihen të sigurt. J.K

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera