Lajme

Johnson pritet të vizitojë Suedinë dhe Finlandën

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 10 May 2022

Kryeministri britanik Boris Johnson do të udhëtojë në Suedi dhe Finlandë të mërkurën, sipas një njoftimi të zëdhënësit të tij, shkruan skynews.

Vizitat e papritura kanë të ngjarë të lidhen me situatën e politikës së sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit, dhe në veçanti mundësinë që dy vendet nordike të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n, ndërsa të dy vendet hyjnë në një javë vendimtare në procesin e vendimmarrjes.

Suedia dhe Finlanda pritet të marrin një vendim nëse do të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n këtë muaj.

-Advertisement-

Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha javën e kaluar se do të ishte “e paimagjinueshme” që Britania të mos mbronte Finlandën dhe Suedinë në rast të një sulmi ndaj  vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera