Johnson premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 17 June 2022
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar për të ofruar më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, në një vizitë të papritur në Kiev.
“Ne jemi këtu për t’iu dhënë qëndrueshmërinë strategjike që ju duhet”, ka thënë Johnson më 17 qershor, para një takimi të planifikuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Johnson nuk ka dhënë hollësi se për çfarë ndihme është duke folur.
Kievi ka kërkuar nga Perëndimi më shumë artileri të rëndë, duke përfshirë obusët dhe lansueset e raketave, duke thënë se Rusia ka shumë më shumë pajisje ushtarake.
Ukraina është duke humbur gradualisht territor në rajonin lindor të Donbasit për shkak të armatimit të madh rus, kanë thënë ekspertët. Megjithatë, forcat ukrainase janë duke vazhduar të bëjnë rezistencë të ashpër.
Johnson, i cili ka realizuar vizitën e dytë në Kiev, prej kur Moska ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ka thënë se forcat ruse janë duke u përballur me numër të madh viktimash.
Vizita e Johnsonit vjen një ditë pas vizitave që kanë realizuar liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev, si shenjë e mbështetjes për Ukrainën.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë në një intervistë në Berlin, më 17 qershor, se është duke mbajtur një kanal të hapur me presidentin rus, Vladimir Putin, me qëllim të dhënies fund të luftës, mirëpo ka paralajmëruar se Moska nuk do të mund të diktojë kushtet për paqe.
Ai ka deklaruar se do t’i tregojë Putinit se gabon “nëse vërtet mendon se mund të grabisë tokë dhe më pas të shpresojë se kohërat do të ndryshojnë dhe të gjitha gjërat do t’i kthehet normalitetit”. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...