Rozë

Johnny Depp akuzon ish-bashkëshorten për dhunë fizike!

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 03 August 2018

Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdojnë të ndezin debat. Pavarësisht se martesa e tyre ka përfunduar prej më shumë se dy vjetësh, aktori ka akuzuar sërish ish gruan.

Joshësi i Holliovudit akuzon Heard se i ka gjuajtur dy herë me grush në fytyrë. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në prill të 2016-s, kur Depp ka vajtur me vonesë në festën e ditëlindjes së aktores.

Akuza rrjedh nga dokumentet e padisë që Depp ka bërë bë Mbretërinë e Bashkuar kundër tabloidit ‘The Sun’, të cilin e ka denoncuar për një artikull ku aktori përshkruhej si një ‘rrahës i grave’.

-Advertisement-

Pikërisht për këtë arsye, Johnny është kritikuar nga The Sun për faktin se iu ofrua roli në filmin “Fantastic animals: The crimes of Grindelwald”.

Ditën e ditëlindjes së Heard, siç insistojnë avokatët e Depp ‘ai nuk ishte as i droguar e as i alkoolizuar dhe ndodhej në shtrat kur Heard u bë veçanërisht agresive’.

Në atë pikë, legjenda hollivudiane ‘është vetmbrojtur duke e mbajtur nga krahët, në mënyrë që ta ndalonte të gjuante sërish’. Në vazhdim “ai e ka shtyrë në krevat duke i thënë se do largohej dhe nuk kishte pse ta ndiqte.”

Në të njëjtat dokumenta, Depp sqaron më pas një tjetër episod të lidhur me raportin e turbulluar me ish gruan Heard.

Në 2016-n ajo akuzoi Johnny Depp se i ka hedhur në fytyrë një telefon celular. Tani, aktori i ‘Piratët e Karaibeve’ ka thirrur si dëshmitarë në gjyq dy policët që erdhën në skenën e ngjarjes, të cilët deklarojnë se nuk kanë parë asnjë lëndim në fytyrën e gruas.

“Kur njëri nga policët pyeti Heard se çfarë kishte ndodhur, ajo qe përgjigjur ‘asgjë’”, shkruhet në dokumentet e avokatit të Depp.

Nga ana e saj, Heard e mohon këtë version, përmes përfaqësuesve të saj ligjorë të cilët thonë: “Këto pohime janë të pavërteta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera