Sport

John Terry “e bën në brekë”; sulmohet brutalisht nga dy qen të mëdhenj (video)

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 24 January 2019

Ish-ylli i Chelsea, 38 vjeç, provoi disa momente të frikshme, pasi dy qen të mëdhenj e kapën nga mëngët e dy krahëve. John Terry u përpoq t’i rrëzonte ata në tokë, duke shkundur fort krahët, ndërsa fatmirësisht shpëtoi pa e kafshuar. Ai bërtiti i frikësuar, pasi pa dy qentë e pakontrolluar ta kapnin me dhëmbë prej xhupit që kishte veshur.

I zoti i qenve nuk i mbante dot të qeshurat, por kur pa se nuk po i shqiteshin ish-futbollistit të njohur anglez, ndërhyri për të vënë situatën nën kontroll. Pas barazimit 2-2 të Aston Villa kundër Hull, të shtunën, u mendua se Terry po shijonte një pushim të merituar. Sidoqoftë, në vend të kësaj, asistent trajneri i Aston Villa e kaloi pasditen e së dielës në luftë me dy qentë e sigurisë, kur ata ishin duke u trajnuar.

Trajneri pa qenin e parë që ia nguli dhëmbët menjëherë në krahun e majtë (jo në mish, fatmirësisht, por në mëngën e xhupit) dhe, siç dëgjohet në video, bërtet në panik: “Oh zot, o Zoti im”. Edhe qeni i dytë iu vërsul në të njëjtën mënyrë, në krahun tjetër, por Terry ia doli “ta peshojë atë” në një moment, edhe pse rreth 40 kg, nga frika për të shpëtuar.

-Advertisement-

Ish-kapiteni i Anglisë ka shpëtuar pa asnjë dëmtim, sepse kishte veshur një xhup të trashë, i cili evitoi kafshimin në mish. Gruaja e Terry Toni dëgjohet duke qeshur me vuajtjet e partnerit të saj. Po ashtu, trajneri i qenve nuk i mban dot të qeshurat, edhe pse situata e krijuar përbënte rrezik për ish-futbollistin. Ai e ndau këtë video me 4.3 milionë ndjekësit e vet në rrjetet sociale dhe mori mbi 50.000 pëlqime në vetëm gjysmë ore.https://www.instagram.com/p/Bs3pTGHh1UU/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera