Sport

Joe Hart lë Cityn, transferohet te Burnley

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 07 August 2018

Portieri anglez edhe zyrtarisht është larguar nga Manchester City.

Pas dy viteve të kaluara në huazim, fillimisht te Torino e më pas te West Hami, Joe Hart largohet përfundimisht nga City, pasi ka nënshkruar me skuadrën e Burnley.

Për 31-vjeçarin, Burnley ka paguar rreth katër milionë euro, derisa Hart ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me këtë klub.

-Advertisement-

Ish-reprezentuesi anglez ka qenë pjesë e Cityt për 12 vite, po ardhja e Pep Guardiolas ka bërë që ai të largohet nga kampionët e Anglisë.

Me “Citizens”, Hart ka fituar dy herë Premier Ligën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera