Joe Biden përmend një fakt nga Lufta e Parë Botërore, tërbohet Turqia

Autori: Gazeta inFokus
18:21 | 24 April 2022
Presidenti amerikan Joe Biden i ka quajtur sërish gjenocid masakrat ndaj armenëve në Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, duke e indinjuar kështu Turqinë, përcjell Gazeta Express.
“Ne hedhim poshtë pretendime dhe vendime të tilla që shtrembërojnë faktet historike për motive politike dhe dënojmë ata që këmbëngulin në këto gabime”, tha Ministria e Jashtme turke.
Për të dytin vit radhazi, Biden shfrytëzoi Ditën e Përkujtimit të Armenëve për ta dënuar gjenocidin që ndodhi më shumë se një shekull më parë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.
“Më 24 prill 1915, autoritetet osmane arrestuan intelektualë armenë dhe drejtues të komunitetit në Kostandinopojë. Kjo shënoi fillimin e gjenocidit armen, një nga krimet masive më të mëdha të shekullit të 20-të”, tha presidenti amerikan.
“Sot ne kujtojmë një milion e gjysmë armenë të cilët u deportuan, masakruan ose marshuan drejt vdekjes së tyre përmes një fushate shfarosjeje dhe ne vajtojmë për humbjen tragjike të kaq shumë jetëve”, tha lideri amerikan në një deklaratë. Në vitin 2019, të dyja dhomat e Kongresit të SHBA miratuan rezoluta që njohin gjenocidin ndaj armenëve.
Turqia, si pasardhëse ligjore e Perandorisë Osmane, njeh vrasjen e 300 deri në 500 mijë njerëzve, por kundërshton klasifikimin e gjenocidit, shkruan dpa. Turqia beson se armenët dhe turqit u vranë në luftën civile që ndodhi kur armenët u ngritën kundër autoriteteve osmane, në anën e trupave ruse që sulmuan Perandorinë.

Të tjera
-
Pse Papa Françesku s’e vizitoi Kosovën sipas ish- ambasadorit Prenkaj
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, ka folur për kontaktet që ...
-
Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave
KFOR ka njoftuar se një stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e t...
-
Deliu-Kodra: Nuk iu frikësohemi zgjedhjeve, LVV të fillojë përpjekjet për konsensus politik
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka pohuar se nuk frikësohen nga mbajt...
-
Në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, Kurti: Do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur
Në mesin e shumë liderëve botërorë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin K...
-
Osmani: Trashëgimia e Papa Françeskut në përkushtimin ndaj të varfërve do të jetojë gjatë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit ...
-
Përfundon raundi i fundit i bisedimeve mes Iranit dhe SHBA-së për të zgjidhur mosmarrëveshjen bërthamore
Bisedimet indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që synonin zgjidhj...
-
Trump: Ndoshta Putini nuk dëshiron ta ndalojë l*ftën – duhet trajtuar ndryshe
Donald Trump dyshon në gatishmërinë e Vlladimir Putinit për t’i dhënë fund lu...
-
Osmani dënon s*lmin ndaj Belgin Jasharit: Dh*na dhe urrejtja s’do të kenë vend në fushat e sportit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dënuar ashpër dhunën fizike dhe verbal...
-
“Takim i shkëlqyer”/ Zelensky pasi bisedoi me Trumpin: Uroj të jetë historik
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, takimin me presidentin e Shteteve ...
-
Një person lëndohet nga aksidenti mes dy veturave në Gllarevë të Klinës
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy autom...
-
Momenti kur Macron e përcjell Zelenskyn deri tek karriget për takimin me Trumpin
Presidenti amerikan, Donald Trump sot ka zhvilluar një takim me presidentit u...
-
Arrestohet i dyshuari për s*lm ndaj futbollistit Belgin Jashari
Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dyshohet se e sulmoi futbollistin ...