Lajme

Joe Biden përcaktohet për “zëvendëspresidenten” e SHBA’së

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 11 August 2020

Kandidati për president në SHBA, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me Kamala Harris në krahun e demokratëve.

Kamala Harris, që garoi vetë kundër Biden në zgjedhjet e brendshme të demokratëve, do të jetë zëvendëspresidente në rast se Biden fiton zgjedhjet.

“Kam vendosur që Kamala Harris është personi më i mirë që të më ndihmojë në garën kundër Donald Trump dhe Mike Pence dhe më pas që të drejtojë këtë shtet prej janarit 2021”, tha Biden.

-Advertisement-

Harris, 55 vjecare, është vetëm gruaja e tretë që kandidon për zëvendës presidente prej një partie të madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera