Joe Biden letër Thaçit për dhjetëvjetorin e Pavarësisë
Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 15 February 2018
Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka pranuar një letër urimi nga ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në këtë letër, Biden tregon se si ka shprehur dashurinë që ka ndaj Kosovës dhe sa i kënaqur është ai me progresin që ka pasur Kosova deri sot.
Ndërsa Presidenti Thaçi ka thënë se letra e urimit që ka pranuar nga ish zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës është shumë e veçantë.
“Ajo përshkruan më së miri dashurinë e pakusht, që zëvendëspresidenti dhe familja Biden kanë për popullin dhe shtetin e Kosovës”, shkruan Thaçi në Facebook.
Letra e plotë e ish-zv.presidentit amerikan:
I nderuar z. President,
Me krenari dhe kënaqësi të jashtëzakonshme ju ofroj urimet më të thella për ju dhe popullin e Kosovës në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë suaj. Siç e dini, gjithmonë kam besuar në premtimin e popullit të Kosovës për të ndërtuar një shtet të rrënjosur në vlerat themelore të drejtësisë dhe barazisë.
Në një dekadë të shkurtër, ju me vendosmëri keni zhvilluar një betejë për pavarësi, jeni mirëpritur në bashkësinë e kombeve, keni ndërtuar një demokraci përfaqësuese, ku zgjedhjet e lira dhe të drejta janë shndërruar në normë dhe kodifikimi i të drejtave të njeriut është bërë ligj. Ju tani keni vendosur themelet e forta të një shtetit demokratik. Organizatat joqeveritare janë aktive, qytetarët lirshëm debatojnë për çështjet ditore dhe veprimet e tolerancës dhe pajtimit e pikëzojnë peizazhin.
Një nga udhëtimet e para që kam bërë si zëvendëspresident ishte ta vizitoja Kosovën më 2009. Vizita që i bëra vendit disa vjet më vonë ishte gjithashtu një nga vizitat e mia të fundit zyrtare si zëvendëspresident. Isha shumë i impresionuar për të parë nga afër progresin e shënuar në atë kohë të shkurtër falë guximit të patrembur dhe këmbënguljes së palëkundur të popullit të Kosovës. Ndërsa, atje ka ende shumë punë që duhet bërë, ju po lëvizni me shpejtësi për t’u bërë një demokraci plotësisht e integruar evropiane – një demokraci në paqe me fqinjët e saj në të cilën të gjithë qytetarët trajtohen me dinjitet.
Kosova dhe qytetarët e saj janë të vendosur thellë në zemrat e tërë familjes Biden. Kam rënë në dashuri me vendin tuaj në vizitën time të parë si një senator i ri i Shteteve të Bashkuara në mesin e viteve ‘70. E njëjta vlen edhe për djalin tim, Beau, i cili në pjesën më të mirë të një viti jetoi dhe punoi në Kosovë, më 2001, për të ndihmuar në avancimin e sundimit të së drejtës – një nga qëllimet më të rëndësishme të çdo shteti të ri të pavarur. Dhe çdo pjesëtar i ardhshëm i familjes Biden që do të bëjë pelegrinazh për të vizituar autostradën e emëruar në nder të Beau-t, jashtë kampit Bondsteel, sigurisht do të ndjehet aq thellësisht pjesë e suksesit tuaj të vazhdueshëm, ashtu siç ndjehem unë.
Beau erdhi në Kosovë si një këshilltar në Departamentin amerikan të drejtësisë për të ndihmuar institucionet të luftojnë korrupsionin dhe të krijojnë një shoqëri të barabartë për të gjithë qytetarët. Ai vazhdoi betejën për po këto qëllime në vendlindjen time, në shtetin amerikan Delaëare, ku ai shërbeu si Prokuror i Përgjithshëm. Beau, ashtu si edhe patriotë të shumtë amerikanë, e dinte fare mirë se puna e demokracisë nuk kryhet kurrë. Edhe në Shtetet e Bashkuara ne duhet të vazhdojmë të punojmë çdo ditë. Beau, ashtu si shumë amerikanë patriotë, e dinte mirë se puna e demokracisë nuk është bërë kurrë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë çdo ditë në Shtetet e Bashkuara.
Kosova është një shtet i ri, por jo shumë i ri për të ditur se për çfarë kanë nevojë dhe çka meritojnë qytetarët e saj. Kam besim se qytetarët e këtij vendi të madh do të vazhdojnë të ndërtojnë një Kosovë të qëndrueshme, të lirë, demokratike dhe të begatë – një Kosovë që manifeston shpresat dhe ëndrrat shumëvjeçare. Dhe unë besoj se me një Kosovë të tillë edhe vetë bota do të jetë më e mirë.
Sot, ndërsa po festoni sukseset tuaja të shumta, e dini se Shtetet e Bashkuara janë, kanë qenë dhe gjithmonë do të jenë një mik i vërtetë i popullit të Kosovës. Ne i gëzohemi sukseseve tuaja dhe do të punojmë për t’ju ndihmuar që t’i tejkaloni sfidat me të cilat përballen të gjitha demokracitë. Dhe e di se edhe personalisht vazhdoj të qëndroj me popullin e Kosovën. Shpirti i juaj është i lirë, i palodhshëm dhe e ardhmja juaj është e ndritshme. Po pres me padurim se çfarë do të sjellin dhjetë vitet e ardhshme.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...