Sport

Joaquin bëhet futbollisti më i vjetër që shënon hat-trik në La Liga (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 08 December 2019

Kur e sheh në fushë nuk dallohet lehtësisht se Joaquin është 38 vjeç.

Anësori i djathtë ofensiv i Betisit realizoi tre gola në ndeshjen e sotme kundër Athletic Bilbao.

Vendasit fituan 3-2 dhe spanjolli i njohur ishte protagonisti absolut i këtij triumfi.

-Advertisement-

Joaquin realizoi golin e parë në minutën e dytë dhe realizoi një “hat-trick” brenda 18 minutave.

Miqtë ‘baskë’ reaguan dhe shënuan dy herë, por në fund buzëqeshi Betis.

Joaquin ka thyer një rekord me tre golat e shënuar në ditën e sotme.

Në moshën 38 vjeç, katër muaj dhe 18 ditë, “veterani” iberik bëhet lojtari më i vjetër që shënon një tregolësh në La Ligan spanjolle.

Rekordi i mëparshëm i përkiste një legjende të Real Madrid si Alfredo Di Stefano, i cili i shënoi tre herë Murcias në vitin e largët 1964, atëherë kur ishte 37 vjeç, nëntë muaj dhe 13 ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera