Joachim Löw befason me listën, tri prurje të reja te Gjermania

Autori: Gazeta inFokus
14:06 | 15 March 2019
Me tri prurje të reja; Maximilian Eggestein, Niklas Stark dhe Lukas Klostermann, por pa heroin e Kupës së Botës 2014, Mario Gotze, kombëtarja gjermane e futbollit na prezantohet për herë të parë në këtë vit kalendarik. Trajneri Joachim Low ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e marist, në kuadrin e kualifikueseve të “Euro 2020”.
Sfida hapëse e kësaj fushate eliminatore do të luhet më 24 mars, në Amsterdam, kundër rivales së vjetër, Holandës, ndërsa katër ditë më vonë, Gjermania do të presë Serbinë në një miqësore në Volfsburg. Tre emrat e rinj, mesfushori Eggestein (22 vjeç / Werder Bremen), mbrojtësit Stark (23 vjeç / Hertha BSC) dhe Lukas Klostermann (22 vjeç / RB Leipzig) do të shpresojnë të debutojnë.
Dihej tashmë se Hummels, Müller dhe Boateng nuk do të figuronin në listë, ngaqë Low e deklaroi personalisht këtë gjë javën e kaluar, si pjesë e hapjes së një cikli të ri në kombëtaren gjermane. Julian Draxler (PSG) nuk është gati, për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Ja lista:
Portierë: Manuel Neuer (Bayern München), Marc-Andre ter Stegen (FC Barcelona), Kevin Trapp (Eintracht Frankfurt)
Mbrojtës: Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Marcel Halstenberg (RB Leipzig), Thilo Kehrer (Paris Saint-Germain), Lukas Klostermann (RB Leipzig), Antonio Rüdiger FC Chelsea), Nico Schulz (TSG Hoffenheim), Niklas Stark (Hertha BSC), Niklas Süle (Bayern München), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)
Mesfushorë / sulmues: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Maximilian Eggestein (Werder Bremen), Serge Gnabry (Bayern München), Leon Goretzka (Bayern München), Ilkay Gündogan (Manchester City), Kai Havertz (Bayer Leverkusen), Joshua Kimmich (Bayern München), Toni Kroos (Real Madrid), Marco Reus (Borussia Dortmund), Leroy Sane (Manchester City), Timo Werner (RB Leipzig)

Të tjera
-
WSJ: Trump-i miratoi privatisht planet e sulmit ndaj Iranit, por e ka pezulluar urdhrin përfundimtar
Presidenti Trump u tha ndihmësve të tij të lartë të martën vonë se kishte mir...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Macron nis iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka ngarkuar ministrit të tij të Jashtëm ...
-
Tensionet e larta Iran-Izrael, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë seancë urgjente të premten
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një tjetër takim urgj...
-
Kurti: Profesor Owada nuk është vetëm një mysafir i nderuar i Kosovës, ai është një mik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga a...
-
Trump: Mund të takohem me Iranin pas sulmeve izraelite
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka shprehur dëshirën p...
-
Amerika evakuon nga Izraeli disa punonjës të ambasadës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë evakuuar nga Izraeli disa punonjës të am...
-
Basha për Hajrulla Çekun: Ka shkëlqy si Ministër, do t’shkëlqej edhe si kryetar i Prishtinës!
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar...
-
Trumpi së shpejti në Dhomën e Situatave për përfshirjen e mundshme në konfliktin Izrael-Iran
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se deri në pasditen e sotme ende ...
-
Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor
Ka më shumë se dy muaj që Albin Kurti po mban dy pozita të rëndësishme shtetë...
-
Rexhaj: Dojmë Qeveri, por veç me LDK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, është shprehur i qartë sa i p...
-
40 mijë euro mbushje Vala për deputetët në vitin 2024, kush shpenzoi më së shumti?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë pse brengosen kur flasin e shkruajnë...