Jo vetëm shkarkim, kërkohet burg për ministrin serb Nenad Rikalo!
Autori: Gazeta inFokus
14:57 | 14 September 2017
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Besa Gaxherri, ka thënë që Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë diçka urgjentisht rreth rastit të ministrit serb Nenad Rikalo.
I cili po dyshohet që ka torturuar shqiptarët gjatë kohës së luftës, po ashtu ajo ka akuzuar Qeverinë të cilët nuk kanë publikuar informata të mjaftueshme rreth ministrave.
“Natyrisht që secila qeveri duhet t’i ketë CV e kompletuara për çdo ministër, kjo është qeveri ndryshe e formuara jo sikur qeveritë tjera, sepse i kemi parë që para 1 orë para votimit të qeverisë ka pasur njerëz që kanë punuar për këta individ, prandaj janë futur aty, jam e sigurt që as qeveria nuk e din se kush janë këta ministra, kjo është e papranueshme”, deklaroi Gaxherri për Gazetën Blic.
Deputetja tha se së një situatë e tillë është shumë shqetësuese, dhe sa më shpejt Qeveria duhet ta zbardh rastin e ministrit serb.
“Nëse është e vërtetë që zotëria në fjalë ka një akuze të tillë kjo është shqetësuese, por jo vetëm shkarkim, por organet e drejtësisë prokuroria duhet të merren me rastin seriozisht dhe t’i ofrojnë kuvendit informata të mjaftueshme për secilin dhe më pas Kuvendi t’i informojë qytetarë, pra nëse ai është i tillë duhet të jetë në burg”, pohoi Gaxherri për Gazetën Blic.
Më pas Gaxherri shtoi se për secilin ministër duhet të jenë CV-të, që të dihet qartë se kush janë ata.
“Për secilin ministër serb e shqiptar duhet një CV e qartë që të dihet se kush është dhe nga vjen”, tha Gaxherri.

Ndryshe, banorë të Lagjes Dardania në Prishtinë kanë theksuar se Nenad Rikalo ka maltretuar shqiptarët gjatë kohës së luftës. Sipas banorëve të kësaj lagje të Prishtinës, ai bashkë më vallin e tij, kanë tortoruar shqiptarët në atë periudhë.
Ndërkohë, Gazeta Blic ka provuar që të flasë me anëtarët e kabinetit të kryeministrit Hardinaj, mirëpo ata nuk kanë treguar për hapat që do t’i ndërmarrë shefi i qeverisë.

T� tjera
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...
-
Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, ...
-
Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar...
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...
-
BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë
Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më...
-
Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të G...
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...




































