Lajme

Jo vetëm shkarkim, kërkohet burg për ministrin serb Nenad Rikalo!

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 14 September 2017

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Besa Gaxherri, ka thënë që Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë diçka urgjentisht rreth rastit të ministrit serb Nenad Rikalo.

I cili po dyshohet që ka torturuar shqiptarët gjatë kohës së luftës, po ashtu ajo ka akuzuar Qeverinë të cilët nuk kanë publikuar informata të mjaftueshme rreth ministrave.

“Natyrisht që secila qeveri duhet t’i ketë CV e kompletuara për çdo ministër, kjo është qeveri ndryshe e formuara jo sikur qeveritë tjera, sepse i kemi parë që para 1 orë para votimit të qeverisë ka pasur njerëz që kanë punuar për këta individ, prandaj janë futur aty, jam e sigurt që  as qeveria nuk e din se kush janë këta ministra, kjo është e papranueshme”, deklaroi Gaxherri për Gazetën Blic.

-Advertisement-

Deputetja tha se së një situatë e tillë është shumë shqetësuese, dhe sa më shpejt Qeveria duhet ta zbardh rastin e ministrit serb.

“Nëse është e vërtetë që zotëria në fjalë ka një akuze të tillë kjo është shqetësuese, por jo vetëm shkarkim, por organet e drejtësisë prokuroria duhet të merren me rastin seriozisht dhe t’i ofrojnë kuvendit informata të mjaftueshme për secilin dhe më pas Kuvendi t’i informojë qytetarë, pra nëse ai është i tillë duhet të jetë në burg”, pohoi Gaxherri për Gazetën Blic.

Më pas Gaxherri shtoi se për secilin ministër duhet të jenë CV-të, që të dihet qartë se kush janë ata.

“Për secilin ministër serb e shqiptar duhet një CV e qartë që të dihet se kush është dhe nga vjen”, tha Gaxherri.

Deputetja Besa Gaxherri

Ndryshe, banorë të Lagjes Dardania në Prishtinë kanë theksuar se Nenad Rikalo ka maltretuar shqiptarët gjatë kohës së luftës. Sipas banorëve të kësaj lagje të Prishtinës, ai bashkë më vallin e tij, kanë tortoruar shqiptarët në atë periudhë.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka provuar që të flasë me anëtarët e kabinetit të kryeministrit Hardinaj, mirëpo ata nuk kanë treguar për hapat që do t’i ndërmarrë shefi i qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera