Jo vetëm për gatim/ Zbuloni përdorimet e habitshme të qepës
Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 07 April 2020
Pavarësisht aromës dhe lotëve që shkakton, qepa është një nga ushqimet më të vlerësuara në botë.
Qepa është aq e mirë dhe e shëndetshme për njeriun sa ndoshta do të ishte me vend të thuhej “një qepë në ditë i thua mjekut ik.” Qepët janë të dobishme kundër sëmundjeve dhe baktereve, madje e mbrojnë organizmin nga dëmtimet e qelizave. Kurat e mëposhtme me bazë qepe mund të duken të çuditshme por funksionojnë me të vërtetë.
Kur ftohesh, var një qepë
Zgjidhni një qese rrjetë, futeni qepën në të dhe vareni sa më pranë shtratit. Aroma e qepës do të mbushë dhomën dhe do të çlirojë hundën dhe fytin e bllokuar. Qepa nuk duhet qëruar sepse flavonoidët ndodhen pikërisht në shtresën e jashtme. Kur të zgjoheni në mëngjes, do të habiteni me frymëmarrjen pa probleme që vjen si pasojë e qepës.
Qepa kundër gjakderdhjes nga hundët
Nëse ju del gjak nga hundët, vendosni një copë qepë nën hundë. Qepa do të ndalojë gjakderdhjen menjëherë.
Qepa për gjumë të mirë
Qepa kuron pagjumësinë. Prisni një qepë në dysh dhe nuhateni pesë deri në dhjetë herë përpara se të bini për të fjetur. Për rezultate më të mira, vendoseni qepën në një gotë pranë shtratit dhe do ju zërë gjumi menjëherë.
Qepa kundër mushkonjave
Priteni një qepë në gjysëm dhe vendoseni në një enë të mbushur me ujë. Vendoseni enën pranë vendit të punës apo ndenjes dhe insektet do rrinë larg jush. Një alternativë më e shpejtë është që të lyeni lëkurën e pickuar nga insektet me lëngun e qepës.
Qepa kundër njollave të moshës
Qepët eliminojnë njollat e errëta në lëkurë sepse përmbajnë sulfur dhe acide që shërbejnë si eksfoliantë. Prisni një qepë të kuqe dhe me të fërkoni njollat e lëkurës. Fytyrën shpëlajeni pas 10-15 minutash. Përsëriteni dy herë në ditë dhe do të vini re zhdukjen e njollave.
Qepa kundër dhimbjeve të fytit
Çaji i qepës zbut fytin e lënduar. Përdorni lëkurën e jashtme të qepës dhe zijeni në ujë. Pasi uji të ketë marrë ngjyrën e lëkurës së qepës, hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet dhe pijeni. Pas një ore nuk do të keni më dhimbje.
Kundër dhimbjeve të ciklit
Qepët zbusin dhimbjet e ciklit tek femrat. Ekspertët rekomandojnë konsumin e qepëve të freksëta 4-5 ditë përpara nisjes së ciklit që të keni më pak dhimbje.
Pilafi i djegur
Nëse pilafi që keni gatuar për drekë është djegur pak, atëherë përdorni qepën. Prini një qepë në gjysmë. Njërën gjysmë vendoseni sipër pilafit. Në më pak minuta aroma e djegur do të zhduket
Kundër pickimit të bletës
Nëse bleta ose grenza ju kanë vënë në shënjestër atëherë përdorni lëngun e qepës dhe dhimbja do të zhduket pothuajse menjëherë.
Përmirëson humorin
Qepët përmirësojnë humorin dhe shëndetin mendor. Sulfuri tek qepa kombinohet me proteinat e sistemit dhe stimulojnë prodhimin e aminoacideve në tru. Konsumi i qepëve zbut simptomat e stresit, depresionit dhe problemeve të tjera mendore./AgroWeb
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...