Jo vetëm një kusht, sipas Bislimit për liberalizimin e vizave janë vënë dy kushte
Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 13 October 2022
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pranuar se disa shtete në grupin punues për vizat të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që liberalizimin e vizave për Kosovën ta lidhin me disa elemente të tjera, sipas tyre, teknike por që për Kosovën cilësohen si kushte të reja.
Bislimi tha se edhe vetë Bashkimi Evropian e di që ka një dakordim për të mos pasur kushte shtesë përtej atyre 95 kritereve të cilat Kosova i ka përmbushur.
“Raportime që kemi ne nga brenda tregojnë që nuk ka pasur absolutisht asnjë shtet që ka shprehur hezitime ose kundërshtime për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe vetëm se kemi tri lloje të qëndrimeve, i kemi vendet të cilat pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizmin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, kemi shtete të cilat për arsye të dinamikave politike nuk kanë mundur të japin qëndrim zyrtar sepse janë në mandat teknik, si Italia, Suedia dhe Danimarka. Dhe janë një pakicë që nuk e kundërshtojnë por dëshirojnë që ta lidhin me disa elemente të tjera që për ne janë kushte apo kritere të reja, që ata pretendojnë se janë teknikalitete por për ne janë kushte të reja”, tha Bislimi.
Bislimi e pranoi se ka tendenca për ta lidhur liberalizimin e vizave me sistemin ETIAS.
“Kushti kryesor është që liberalizmi të hyjë në fuqi kur BE fillon ta funksionalizojë sistemin ETIAS i cili përdoret për identifikimin apo regjistrimin e personave që udhëtojnë drejt BE nga ato vende të cilat e kanë marrë regjimin e lirë të vizave. Mirëpo duke qenë se ky është proces teknik, dhe nuk dihet data se kur mund të fillojë, edhe BE vetë është kundër kësaj meqë duket si kusht shtesë dhe ka një dakordim që nuk do të ketë kushte shtesë dhe nuk mund të lidhet një mendim politik me një kriter teknik i cili nuk dihet se kur mund të fillojë”, tha Bislimi në ATV.
Mirëpo, duket se Franca nuk ka pasur vetëm një kërkesë, kjo pasi Bilsimi tha se është kërkuar edhe harmonizimi i sistemit të vizave me atë të Bashkimit Evropian.
“Elementi i dytë që është diskutuar ka të bëjë me harmonizimin e sistemit kosovar të vizave me të Bashkimi Evropian. Ka një sërë shtetesh të cilat e gëzojnë regjimin e lirë në Kosovë por që janë me regjim të vizave me BE. Ka një kërkesë nga Franca që Kosova ta harmonizojë këtë sistem me atë të BE-së, po flasin për 18 shtete sosh, por edhe ky qëndrim nuk është se ka marrë miratim apo aprovim për shkak se asnjë nga këto 18 shtete asnjëri prej tyre nuk është në mesin e 30 shteteve që kanë numrin më të madh të emigrantëve në BE dhe për shkak se një sistem, apo harmonizim i tillë nuk ekziston në vendet rreth Kosovës”, vijoi Bislimi.
Ai tha se më 9 nëntor do të mbahet takimi i radhës ndërsa deri atëherë do të përdorin kanalet diplomatike për të diskutuar me këto shtete të cilat kanë shprehur kritere të reja. /kp
Të tjera
-
Szunyog takohet me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, diskutohet performanca e Kosovës
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me delegacio...
-
Zgjedhjet në Serbi: Partia në pushtet fiton Beogradin dhe qytete të tjera
Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi, shpalli fi...
-
Bajrami: KEK-u me kontratë të re një burimore, 16 herë u negociua me kompaninë e njëjtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ...
-
Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën Ishikawa të Japonisë herët të hë...
-
Mbi dy mijë aplikime për statusin e viktimἀve të dhụnës sẹksuale
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të vikt...
-
Zyra e Prokurorit të Specializuar: Dëshmitari i 70-të ishte anëtar i LDK-së, u ndalua dhe u rrἀh gjatë lụftës
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Godet me veturë tre persona, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka go...
-
Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video prov...
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...