Lajme

Jo vetëm në Kosovë, shënohet rritje e numrit të rasteve me COVID-19 edhe në botë

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 29 July 2021

4 milion e 203 mijë e 968 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e virusit COVID-19 në botë, përcjell Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga faqja botërore e statistikave, worldometers.info.

Në të dhënat e kësaj faqeje thuhet se 196 milionë e 734 mijë e 300 persona deri tani janë regjistruar si të infektuar me koronavirus.

-Advertisement-

Ndërsa, 178 milionë e 136 mijë e 85 janë shëruar nga ai.

Amerika radhitet e para në botë për nga numri i rasteve të infektuara, me mbi 35 milionë raste dhe 628 mijë e 98 viktima.

Pastaj India me 31 milionë e 528 mijë e 114 raste dhe 422 mijë e 695 viktima.

Përkundër që shumë shtete tashmë kanë vaksinuar një numër të madh të popullësisë, edhe më tej po regjistrojnë raste të reja të infektuara e viktima.

Infektologët kanë paralajmëruar valën e katërt të pandemisë nga muaji shtator, andaj edhe është kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga virusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera