Lajme

Jo vetëm me Thaçin, Grenell të enjten takon edhe Isa Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 22 January 2020

Isa Mustafa, Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, të enjten pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Takimi i tyre do të zhvillohet nga ora 11:30, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa sonte Grenell pritet të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në një darkë pune.

-Advertisement-

Grenell po i bën këto vizita pikërisht në ditët kur nuk dihet se a do të bëhet apo jo koalicioni VV-LDK, derisa kanë mbetur vetëm edhe 13 ditë deri në arritjen ose jo të një marrëveshje mes këtyre dy partive.

Kujtojmë se të mërkurën edhe Albin Kurti, lideri i VV-së dhe mandatari për kryeministër dhe për krijimin e qeverisë u ftua për vizitë në SHBA./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera