Sport

Jo vetëm Liverpooli, edhe dy gjigantët italianë futen në garë për Rashicën

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 04 April 2020

Milot Rashica duket se do të largohet përfundimisht nga Werder Bremen në verë, duke parë krizën që po kalon klubi gjerman dhe ka nevojë për të holla.

Sulmuesi kosovar ka një klauzolë dalje prej 38 milionë euro dhe disa skuadra kanë shprehur interesim për të.

Skuadra favorite për të nënshkruar me Rashicën mbetet Liverpooli, pasi vushtrriasi pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Jurgen Klopp.

-Advertisement-

Borussia Dortmund, Schalke 04, Southampton dhe Aston Villa gjithashtu kanë shprehur interesim për Rashicën.

Por sipas asaj që ka njoftuar e përditshmja italiane Corriere dello Sport, dy skuadrat e mëdha Napoli dhe Milan i janë bashkuar garës për yllin e Kosovës.

Napoli po planifikon t’i ndajë rrugët me spanjollin Jose Maria Callejon dhe e shohin Rashicën si zëvendësuesin adekuat të tij për repartin ofensivë.

Ndërkohë në garë për ish-anëtarin e Vitteses është futur edhe Milani, pasi do të mbetën pa turkun Hakan Calhanoglu.

Në rast transferimit të Rashicës në Napoli, atëherë vushtrriasi do t’i bashkohej kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit i cili nga 1 korriku i bashkohet klubit bardhekaltër.

Gjithsesi i sigurt është vetëm largimi i Milotit nga Werderi, por jo edhe destinacioni i radhës pasi shumë skuadra janë në garë për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera